` . Formula 1, Hamilton në ‘pole position’ për Çmimin e Madh të Spanjës – TV SHENJA

Formula 1, Hamilton në ‘pole position’ për Çmimin e Madh të Spanjës

Piloti britanik Lewis Hamilton fitoi ‘pole position’ në kualifikimet për garën e nesërme për Çmimin e Madh të Spanjës, raporton AA.

Lewis Hamilton me bolidin e Mercedesit ishte më i shpejtë me kohën 1 minutë e 19 sekonda e 149 të qindëtat, ndërsa në pozitën e dytë Sebastian Vettel nga Ferrari, i cili pas fituesit të kualifikimit mbeti 0,051 sekonda.

I treti ishte kolegu i skuadrës së Hamiltonit, Valtteri Bottas, ndërsa i katërti Kimi Raikkonen.

Për Lewis Hamilton kjo ishte ‘pole position’ i 64-t i fituar në karrierë.

Në prag të garës për Çmimin e Madh të Spanjës në renditjen e pilotëve udhëheq Vettel me 86 pikë, Hamilton është i dyti me 73 ndërsa Bottas i treti me 63 pikë.

Gara për Çmimin e Madh të Spanjës do të zhvillohet të dielën.

Postime të Ngjajshme