` . Formula 1, Hamilton në "pole position" në Malajzi - TV-SHENJA

Formula 1, Hamilton në “pole position” në Malajzi

Piloti britanik Lewis Hamilton ishte më i shpejti në kualifikimet e sotme duke fituar “pole position” për garën e së nesërmes për Çmimin e Madh të Malajzisë në Kampionatin Botëror të Formula 1, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hamilton me bolidin e tij Mercedes arriti për kohën 1:30,076 minuta, kurse më afër tij ishte Kimi Raikkonen me Ferrari, për kohën 1:30,121. Pozita e tretë i takon Max Verstappen nga Red Bull Racing.

Rivali më i madh i Hamiltonit për titullin e kampionit në Formula 1, Vettel për shkak të problemit me motorin gjatë garës së parë kualifikuese shkoi në boks nga ku më nuk u kthye në pistë. Kështu Vettel nesër do të niset nga pozita e fundit.

Në prag të Çmimit të Madh të Malajzisë në renditjen e përgjithshme, Hamilton kryeson me 263 pikë, pasuar nga Vettel me 235. Në renditjen e konstruktorit Mercedes është bindshëm në krye me 475 pikë, ndërsa Ferrari në vendin e dytë me 373 pikë.

Postime të Ngjajshme