` . Formula 1, Hamilton mbyll sezonin me fitore, pensionohet Alonso - TV-SHENJA

Formula 1, Hamilton mbyll sezonin me fitore, pensionohet Alonso

Lewis Hamilton fitoi Çmimin e Madh të Abu Dabi dhe e ka mbyllur kampionatin botëror të Formulës 1 me 11 fitore dhe me titullin e radhës.

Britaniku i Mercedesit dominoi garën e fundit sezonale nga fillimi në fund, duke mbajtur pas vetes Ferrarin e Sebastian Vettelit dhe Red Bullin e Max Verstappenit.

Ndërkohë, Kimi Raikkonen u largua nga Ferrari duke lënë në mes garën përmbyllëse të kampionatit për arsye teknike, transmeton tch.

Vetëm në vend të 11 ishte Fernando Alonso, i cili i dha lamtumirën Formulës 1 pas 17 sezonesh dhe dy titujsh kampion.