` . Formula 1, Hamilton fiton Çmimin e Madh të Spanjës - TV-SHENJA

Formula 1, Hamilton fiton Çmimin e Madh të Spanjës

Lewis Hamilton është fituesi i garës së sotme në Formula 1, e cila u mbajt në Barcelonë për Çmimin e Madh të Spanjës, ndërsa garën e përfunduan nga një bolid prej tre ekipeve më të fuqishme Mercedes, Ferrari dhe Red Bull, raporton AA.

Hamilton me bolidin e Mercedesit përfundoi garën me vetëm 3,4 sekonda para rivalit më të madh të Ferrarit, Sebastian Vettel. Pilot i Red Bullit, Daniel Riccardo zuri vendin e tretë.

Vettel dhe Hamilton vazhdojnë garën për titullin e kampionit, ndërsa aktualisht Vettel kryeson me 104 pikë të grumbulluara para Hamiltonit që ka 98 pikë.

Gara e radhës në program është më 28 maj në Monte Carllo.

Postime të Ngjajshme