` . Formula 1, Hamilton fiton Çmimin e Madh të Italisë - TV-SHENJA

Formula 1, Hamilton fiton Çmimin e Madh të Italisë

Piloti britanik i Mercedes-it, Lewis Hamilton, triumfoi në garën e 13-të të Kampionatit Botëror të Formula 1, për Çmimin e Madh të Italisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Gara e 13-të e sezonit në Formula 1, u mbajt në pistën “Monza” e gjatë 5.793 metra në qytetin Monza të Italisë, në 53 xhiro.

Piloti i Mercedes-it, Lewis Hamilton, në garë filloi nga “pole position” triumfoi me të cilin arriti fitoren e 6-të të sezonit. Hamilton në garën e 201 të karrierës së tij arriti në fitoren e 59-të.

Finlandezi i Mercedes-it Valtteri Bottas u klasifikua i dytë, ndërsa piloti gjerman i Ferrari, Sebastian Vettel i tretë.

Hamilton me 238 pikë, u bë i parë në klasifikimin e pilotëve.

Gara e 14-të në Formula 1, do të zhvillihet më 17 shtator për Çmimin e Madh të Singaporit.

Klasifikimi i pilotëve:

1. Lewis Hamilton (Mercedes)

2. Valtteri Bottas (Mercedes)

3. Sebastian Vettel (Ferrari)

4. Daniel Ricciardo (Red Bull-TAG Heuer)

5. Kimi Raikkonen (Ferrari)

6. Esteban Ocon (Force India-Mercedes)

7. Lance Stroll (Williams-Mercedes)

8. Felipe Massa (Williams Mercedes)

9. Sergio Perez (Force India-Mercedes)

10. Max Verstappen (Red Bull-TAG Heuer)

Klasifikimi i ekipeve dhe pilotëve

Klasifikimi i pilotëve:

1. Lewis Hamilton (Britani e Madhe) – 238 pikë

2. Sebastian Vettel (Gjermani) – 235

3. Valtteri Bottas (Finlandë) – 197

4. Daniel Ricciardo (Australi) – 144

5. Kimi Raikkonen (Finlandë) – 138

Klasifikimi i ekipeve:

1. Mercedes – 435 pikë

2. Ferrari – 373

3. Red Bull – 212

4. Force India – 113

5. Williams – 55

Postime të Ngjajshme