` . Forcat Ajrore të Shqipërisë shpëtojnë një alpiniste të lënduar - TV-SHENJA

Forcat Ajrore të Shqipërisë shpëtojnë një alpiniste të lënduar

Njësitë shëndetësore të Bazës Ajrore – Farkë në Shqipëri sot kanë shpëtuar një alpiniste, e cila ishte lënduar gjatë stërvitjes në malin e Çikës në Llogora.

Ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka shpërndarë një video në Facebook gjatë shpëtimit të alpinistes 31 vjeçare, derisa ka lavdëruar njësitin e Bazës Ajrore për profesionalizmin e treguar me këtë rast, transmeton Koha.net.

“Heroike në kuptimin e plotë të fjalës. Respekt dhe vlerësim të pafundmë për profesionalizmin e njësisë shëndetësore të Bazës Ajrore Farkë, të cilët sfiduan terrenin e vështirë dhe shpëtuan një alpiniste 31-vjeçare, të dëmtuar gjatë stërvitjes në malin e Çikës në Llogora”, ka shkruar ajo me këtë rast.