` . Forbes: Bill Gates, përsëri më i pasuri në botë - TV-SHENJA

Forbes: Bill Gates, përsëri më i pasuri në botë

Themeluesi dhe presidenti i Amazonës, Jeff Bezos humbi titullin e njeriut më të pasur në botë, në garë me bashkëthemeluesin e Microsoft-it, Bill Gates.

Aksionet e Amazon ranë shtatë përqind, shoqëruar me një rënie të pasurisë së Bezos në 103.9 miliardë dollarë.

Kjo e vendosi atë në vendin e dytë midis njerëzve më të pasur në botë.

Numri një i ri është Gates, me vlerë 105.7 miliardë dollarë.

Në vitin 2018, Bezos u bë njeriu më i pasur në botë dhe i pari në listën e Forbes, pasuria e të cilit arriti mbi 100 miliardë dollarë, duke thyer serinë e Gates prej 24 vjetësh në vendin e parë.

Bezos transferoi një të katërtën e aksioneve të tij në Amazon tek ish-gruaja e tij, si pjesë e marrëveshjes së divorcit të tyre, që përfundoi në fillim të këtij viti. /tesheshi.com/