` . Fondacioni “Albiz” shpall konkurs për mbështetjen e 5 botimeve – TV-SHENJA

Fondacioni “Albiz” shpall konkurs për mbështetjen e 5 botimeve

Fondacioni Albiz shpalli konkurs për veprimtari botuese të vitit 2018, ku do të mbështeten 5 vepra me buxhet prej rreth 500 mijë denarëvë. Drejtori ekzekutiv i fondacionit Albiz, Ilir Idrizi, tha se ata do të vazhdojnë mbështetjen jo vetëm të shkrimtarëve nga Maqedonia por edhe më gjërë.

Ilir Idrizi, Drejtor ekzekutiv i Fondacionit Albiz

 “Kjo veprimtari përkon me 5 vjetorin e veprimtarisë në të cilën ndër vite fondacioni ka mbështet mbi 33 vepra letrare nga fusha të ndryshme ndërsa për sivjet parashihet fondacioni të mbështes 5 botime”.

Anëtar i komisionit për veprimtari botuese do të jetë profesori Mustafa Ibrahimi. Ai tregoi kriteret e shkrimtarëve për të qenë pjesë e konkursit.

Mustafa Ibrahimi, anëtar komisioni

 “Të drejtë aplikimi kanë autorë, persona fizik për tekste autoriale. Një autor ka të drejtë të aplikojë vetëm me një libër apo punim. Do të merrën në konsideratë për botim vetëm libra ose punime që janë të gatshme për botim”.

Aplikacioni me dokumentacionin e kërkuar dorëzohen nga 7 deri më 28 dhjetor. Shpallja e rezultateve do të bëhet gjatë muajit Mars. Deri më tani nga ky fondacion ka mbështetur 33 botime.

Hava Tahiri /SHENJA/