` . FMN: Ekonomia e Maqedonisë sivjet me rritje prej 3,2%, vitin e ardhshëm 3,4 - TV SHENJA

FMN: Ekonomia e Maqedonisë sivjet me rritje prej 3,2%, vitin e ardhshëm 3,4

Fondi Monetar Ndërkombëtar në parashikimin më të ri ekonomik parashikon se ekonomia e Maqedonisë sivjet do të ketë rritje prej 3,2 për ind, ndërsa vitin e ardhshëm prej 3,4 për qind.

Në dokumentin e publikuar në seancën tradicionale pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington, thuhet se rritja e BPV-së së Maqedonisë deri në vitin 2022 do të lëvizë deri në 3,8 për qind.

Rritje më të lartë ekonomike në rajon do të shënojë Shqipëria me 3,7 për qind, ndërsa më të ulët Bullgaria dhe Kroacia me 2,9. Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina vitin do ta përfundojnë me rritje të BPV-së nga 3 për qind, Kosova 3,5 dhe Mali i Zi me 3,3.

FMN-ja edhe në vitin 2018 parashikon rritje më të lartë ekonomike nga 4,1 për qind të realizojë Shqipëria, ndërsa pas asaj janë Kosova me 3,6, BeH-ja dhe Serbia me 3,5, Maqedonia dhe Mali i Zi me 3,4, ndërsa rritje më të ulët do të kenë Bullgaria me 2,7 dhe Kroacia me 2,6.

Banka Botërore në fillim të prillit të këtij viti doli me parashikim se ekonomia e Maqedonisë në vitin 2017 do të shënojë rritje nga 2,8 për qind, ndërsa në vitin 2018 nga 3,3 për qind.

Sipas vlerësimeve të FMN-së, ekonomia botërore sivjet do të rritet për 3,5, ndërsa në vitin 2018 për 3,6 për qind.

Postime të Ngjajshme