` . FMM zgjedh mundësit më të mirë për vitin 2018 - TV-SHENJA

FMM zgjedh mundësit më të mirë për vitin 2018

Federata e Mundjes së Maqedonisë në një ceremoni solemne mbrëmë zgjodhi mundësit më të mirë për vitin 2018. Më i miri i mundjes që preku suksesin më të madh nga vendi jonë për vitin që lamë pas rezultoi të jetë Nurov Magomedgaxhi që u shpall kampion në Lojërat Mesdhetare si dhe përfundoi i pesti në Kampionatin Europian. Në kategorinë e juniorëve më i miri doli Fati Vejseli që gjithashtu e mbylli Europianin në kategorinë e tij në vendin e 5-të, ndërsa te kadetët dominoi Besir Alili, me të riun nga Shkupi që kishte sukses në Europianin për kadet që u zhvillua në Shkup ku e mbylli si nënkampion, ndërsa gjatë 2018 u shpall edhe Kampion i Ballkanit. Në këto tre kategori me mirënjohje u nderuan edhe mundësit si Sejfullai, Veseli, Savev, Mitrov, Minir dhe Rijad Rexhepi, Nuishi, Tasev dhe Salihasi.

Fati Vejseli, mundës
“Jam i kënaqur me vitin 2018, por jo edhe me qëllimin që kam dashur, por gjithsesi jam i kënaqur. Shpresojë që viti 2019 të ketë sa më shumë surpriza dhe suksese të reja, ku shpresojë edhe medalje Europiane dhe Botërore”.

Betim Vrenezi, president i FMM-së
“Viti 2018 ishte viti i sukseseve të mëdha, mundem të cekim se 15 vitet e fundit kësi lloj rezultate nuk ka pasur federate. Ishim organizator të Kampionatit Europian dhe atij Botëror për veteran. Shpresojmë që 2019-ta të jet vit edhe më i suksesshëm dhe ta dijmë që viti 2019-të është vit që duhet të plotësohen normat olimpike ku synimi jonë është drejt atij rezultati. Kështu që besoj nëse vazhdojm me këtë tempo të punës dhe bashkëpunim të klubeve nuk do të mungojnë rezultatet”.

Më e mira në kategorinë e femrave u shpall Bojana Lazarevska, ndërsa Federata e Mundjes së Maqedonisë ndau plaketa dhe mirënjohje edhe për trajnerët më të mirë që prej shqiptarëve u dalluan Vrenezi, Baftiu, Ismaili dhe Kurtishi, ndërsa nuk u lanë anësh pa u nderuar edhe veteranët e mundjes. Pas një pauze të gjatë, ky është viti i dytë me radhë që organizohet eventi nga FMM-ja për vlerësimin e më të mirëve të vitit, ndërsa i njejti pretendohet të vazhdohet edhe viteve në vijim. Aziz Sahiti /SHENJA/