` . FLORIM ZENDELI MË 8 QERSHOR PËRBALLET ME SERBIN XHORXHE RAJIQ - TV-SHENJA

FLORIM ZENDELI MË 8 QERSHOR PËRBALLET ME SERBIN XHORXHE RAJIQ

Kërçovari Florim Zendeli më 8 qershor do të përballet me serbin Xhorxhe Rajiq në duelin e vlefshëm për sportet luftarake “ICF OpenAir Fight Night 2”, ku organizator ësht shoqata humanitare – ICF në krye me organizatorin Mustaf Kicaj dhe promotorin shqiptarin, Avdyl Salihun. Zendeli duket maksimalisht i përgatitur për këtë duel, teksa paralajmëron fitore kundër kundërshtarit të tij. Dueli ndërmjet Florim Zendelit dhe Xhorxhe Rajiq do të zhvillohet më 8 qershor në Ëinterthur të Zvicrës,
“Para 1 jave kam pranuar ftesë nga promotori i eventit në Zvicër Avdyl Salihu dhe me kënaqësi e kam pranuar të njëjtën. Tani më kemi filluar me përgatitjet për këtë gallë dhe shpresojmë se do të arrijmë fitoren e tretë me radhë. Përballë Florimit do të jetë serbi, Xhorxhe Rajiq i cili njihet si një kundërshtar i papërshtatshëm por ne nga tani kemi taktikën tonë dhe besojmë shumë se do të funksionoj. Apeloj nga tani që të kemi mbështetje për këtë ndeshje dhe në fund të gjithë ti gëzohemi triumfit të Florimit”, ka deklaruar mes tjerash menaxheri i Zendeli Valdet Bajrami.