` . Flora Brovina shpalos në Kuvend fotografinë e 7 vjeçares që ka vdekur pas dhunimit nga serbët - TV-SHENJA

Flora Brovina shpalos në Kuvend fotografinë e 7 vjeçares që ka vdekur pas dhunimit nga serbët

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina ka shpalosur këto momente një fotografi të një vajze shqiptare që ka ndërruar jetë pas dhunimit nga forcat serbe.

“Ky fëmijë, dëshmoj se ka vdekur gjatë dhunimit. Është vajzë shtatë vjeçare. E publikoj fotografinë me lejen e familjarëve”, ka thënë Brovina në foltoren e Kuvendit, njofton Klan Kosova.