` . Fleckenstein: Tani duhet të fillojë puna, do propozoj hapjen e negociatave - TV-SHENJA

Fleckenstein: Tani duhet të fillojë puna, do propozoj hapjen e negociatave

Eurodeputeti Knut Fleckenstein e ka përshëndetur miratimin e reformës në drejtësi. Ai e ka quajtur ditën e miratimit një ditë të mirë për Shqipërinë, por thekson se puna tani duhet të fillojë.

“Çfarë ditë e mirë për Shqipërinë. Reforma në drejtësi është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Në sajë të të gjithë atyre që kanë punuar me ligjet dhe ndryshimet kushtetuese, për një reformë më të mirë. Faleminderit kryeministrit, kryetarit të Kuvendit dhe liderit të opozitës, faleminderit ambasadorëve të SHBA dhe BE dhe ekspertëve të tyre, faleminderit kryetares së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian dhe në saj të kolegut tim Eduard Kukan me të cilin kam marrë pjesë në këtë proces. Ishte shumë e vështirë, por në fund një konsensus i gjetur. Jam i lumtur. Ne të gjithë e dime se puna nuk është bërë ende. Puna tani duhet të fillojë. Me ndihmën e ndërkombëtarëve dhe me ndihmën e Shoqërisë Civile në Shqipëri, ndryshimi është i mundur”, shprehet Fleckenstein.

Eurodeputeti ka deklaruar se do të kërkojë hapjen e negociatave për Shqipërinë.

“Tani kolegët e mi në PE do t’i kërkojnë Këshillit të Europës të vendosin për hapjen e negociatave për anëtarësimin sa më shpejt. Ky është një hap i mëtejshëm i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian”

“Po kush jane fituesit dhe kush humbesit ne kete debat? Nuk shoh asnje humbes dhe nuk me pelqejne debate te tilla idiote”, mbyll mesazhin e tij eurodeputeti./Oranews/

 

Postime të Ngjajshme