` . Flamuri turk në Alpet e Zvicrës - TV-SHENJA

Flamuri turk në Alpet e Zvicrës

Flamuri turk reflekton në Alpet e Zvicrës dhe malin Matterhorn i cili është një prej majave më të larta të Evropës, me qëllim solidarizimin në mbështetjen për luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Reflektimi i flamurit me gjysmëhënën dhe yllin në malin e famshëm botëror i cili ka një lartësi prej 4.478 metra i ka mahnitur të gjithë ata që e kanë parë.

Sipas një njoftimi nga Zyra për Turizëm e rajonit Zermatt, bëhet e ditur se flamuri turk është shfaqur në mal me qëllim të solidarizimit me vendet që luftojnë me COVID-19.

Pamja mahnitëse e flamurit në majën e alpeve zviceriane është bërë fotografia më e përdorur e turqve në rrjetet sociale, në të cilët janë shprehur edhe falënderime ndaj autoriteteve zvicerane.

Ndërsa në anën tjetër mësohet se për reflektimin e flamurit turk në majën e malit ka bërë përpjekje edhe Şeref Yıldız, kreu i Shoqatës së Pavarur të Industrialistëve dhe Biznesmenëve (MÜSİAD) për degën e Zvicrës.

Në malin Matterhorn në ditë të ndryshme shfaqen edhe flamujt e vendeve të tjera me qëllim të solidarizimit për mbështetje në luftën kundër COVID-19.