` . Flakët kërcënuan edhe Çegranin (Video) – TV-SHENJA

Flakët kërcënuan edhe Çegranin (Video)

Edhe fshati Çegran i Gostivarit dje luftonte me flakët. Sipas njoftimeve të para që erdhën në adresën elektronike të televizionit tonë nga  banorë të këtij fshati, mali ishte ndezur dikur kah ora 11 e natës dhe kishte marrë hov menjëherë.

Fokusi në ato momente ishte kthyer kah Kondova, në afërsi të së cilës po ashtu po digjej një zjarr gjigant, i ndihmuar nga era e fortë që kishte filluar të fryente. Zjarri rrezikonte edhe shtëpitë por autoritetet lokale të Gostivarit me kryetarin Nevzat Bejta, ishin mobilizuar për të parandaluar fatëkeqësi dhe u bënin vazhdimisht apel banorëve që të lëshojnë shtëpitë.

Punën më të madhe në shuarjen e zjarrit sikurse në Kondovë, e bënë të rinjtë vullnetarë të cilët ende pa ardhur intervenimi i ekipit të zjarrëfikësve, kishin filluar me tentativat për shuarje të zjarrit.

Ndërkohë është raportuar edhe për zjarrë  pranë fshatit Tatesh, në rrethinën e Strugës e cila që po ashtu rrezikonte shtëpitë e banuara. Në mungesë të ekipëve të zjarrfikësve banorët e zonës kanë dalë vetë për ta parandaluar përhapjen e zjarrit dhe kanë tentuar ta shuajnë por çdo iniciativë ka qenë shumë e vështirë për shkak të terrenit tejet të vështirësuar.

Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

Flakët kërcënuan edhe Çegranin (Video) by tvshenjaofficial