` . Fjala përfundimtare e Naser Raufit për "Lagjen e Trimave": Shumëçka në akuzë është e dyshimtë - TV-SHENJA

Fjala përfundimtare e Naser Raufit për “Lagjen e Trimave”: Shumëçka në akuzë është e dyshimtë

Avokati Naser Raufi kundërshton akuzën e Prokurorisë Publike për rastin e Lagjes së Trimave me të cilën klientët e tij akuzohen si grup terrorist. Sipas tij, shumëçka në akuzë është kontestuese dhe e dyshimtë që nga provat e dala nga përgjimet dhe vendi i ngjarjes e deri tek deklaratat e dëshmitarëve të fshehur.

Raufi dyshon edhe në likuidimin e liderëve të grupit Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj dhe po ashtu përmend përfshirjen e shërbimeve sekrete në inskenimin e rastit.

Raufi kërkoi llogari nga Prokuroria dhe Gjykata përse një pjesë shumë e madhe e bisedave të përgjuara telefonike janë të prera në gjysmë, disa nuk figurojnë fare ndërsa disa janë të vendosura në kontekste krejtësisht tjera nga ajo çfarë janë vërtetë.

U rikujtuan deklaratat e disa prej të akuzuarve që u ankuan se bisedat e tyre me Ali Ahmetin, Artan Grubin dhe bisedat e liderëve të grupit me pjesëtarë të shërbimeve sekrete ose janë hequr tërësisht nga lista, ose nuk janë deri në fund, edhe pse besojnë se bisedat që vijojnë më tej janë kyçe për zbardhjen e rastit. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme