` . Fitore e vështirë e Spanjës ndaj Iranit – TV-SHENJA

Fitore e vështirë e Spanjës ndaj Iranit

Spanja ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Ish-kampioni i botës ka ndjekur hapat e rivalit të Grupit B, Portugalisë që sot më herët fitoi ndaj Marokut.

Spanja fitoi 1 me 0 ndaj Iranit me golin e vetëm të shënuar nga Diego Costa.

Në tabelën e këtij grupi Portugalia e Spanja kanë nga katër pikë, ndërsa Irani ka tri. Në fund Maroku s’ka pikë.