` . Fitore bindëse e Erdoganit – TV-SHENJA

Fitore bindëse e Erdoganit

Rexhep Taip Erdogan ka fituar bindshëm përballë pesë kandidatëve tjerë në zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare që u mbajtën sot në Turqi. Pas numërimit të gati 100 % të votave ai ka fituar 52.5%. Kadnidati i opozitës, Muharrem Inxhee ka fituar 30.8%, Sulejman Demirtash ka marrë 8.1% të votave, ndërsa Meral Akshender 7.5%.

Në zgjedhjet presidenciale, Aleanca Popullore (Partia AK dhe MHP) kanë marrë 53.6%, ose 342 ulëse në Parlamentin e përbërë nga gjithsej 600 deputetë, ndërsa Aleanca e Kombit ka marrë 34.2% të votave, apo 192 ulëse në Parlament. Pragun e ka kaluar edhe partia kurde HDP me 11.3%, apo 66 ulëse në Parlament.

Pas fitores bindëse miliona qytetarë filluan festën në të gjitha qytetet e Turqisë, ndërsa presidenti Erdogan falenderoi qytetarët për besimin e dhënë. Erdogan në fjalimin e tij tha se me daljen gati 90% të qytetarëve në zgjedhje, Turqia i dha leksion botës mbi demokracinë. Ai shtoi se siguria e vendvotimeve dhe liria e votimit është tregues i fuqisë së demokracisë së Turqisë. Erdogan premtoi se do të vazhdojnë me përpjekjet që Turqia të ecë para në çdo fushë. Këto janë zgjedhjet e para të mbajtura me sistemin e ri zgjedhor, i cili parashikon një udhëheqje me të fuqishme nga presidenti.

“Lus Allahun që zgjedhjet e 24 qershorit të jenë në dobi për vendin dhe popullit tonë. Rezultatet jozyrtare të zgjedhjeve u bënë të ditura, populli im më besoi detyrën e presidentit. Qytetarët i dhanë përgjegjësi të madhe Aleancës Popullore dhe AK Partisë duke ua besuar shumicën në kuvend. Turqia gjithë botës i dha leksion mbi demokracinë me pjesëmarrje e cila arrin deri në 90 për qind. Qëllimi ynë në këtë periudhë është ta çojmë Turqinë drejt synimeve të vitit 2023”, deklaroi presidenti Erdogan.