` . Fitojnë Shkëndija e Renova, barazon Shkupi - TV-SHENJA

Fitojnë Shkëndija e Renova, barazon Shkupi

Xhiroja e 7-të në elitën e futbollit vendor ka rezultuar e mbarë për ekipet tetovare Shkëndijën dhe Renovën, pasi arritën të fitojnë gjegjësisht Struga Trim Lumin dhe Makedonija Gjorçe Petrovin. Finalizimet e Radeskit dhe Besart Ibraimit i kanë mjaftuar kampiones së vendit për të siguruar fitoren e 3-të radhazi në kampionat, ndërsa Renova ka arkëtuar 3 pikë të vlefshme falë golit të vetëm të takimit i cili u shënua nga Ilirid Ademi në minutën e 50-të. Në ndeshjet tjera Shkupi barazoi pa gola në transfertën e Akademia Pandevit, ndërsa Vardari triumfoi ndaj Sileksit me shifrat 3:0 dhe merr kreun e renditjes me 16-të pikë të tubuara. Kujtojm që dje në kuadër të xhiros së 7-të në LPFM Rabotniçki barazoi 1:1 me Borecin.

Samir Sinani /SHENJA/