` . Finalja Mak.Gj.P – A. Pandev luhet në Shkup më 22 maj - TV-SHENJA

Finalja Mak.Gj.P – A. Pandev luhet në Shkup më 22 maj

Federata e futbollit të Maqedonisë ka njoftuar se finalja e Kupës së vendit do të zhvillohet më 22 maj në stadiumin “Toshe Proeski” me fillim në orën 18:30. Këtë vit trofeu i Kupës së Maqedonisë do të diskutohet ndërmjet Akademia Pandevit dhe Makedonija Gjorçe Petrovit, ndërsa finalja kthehet të luhet në Shkup, pasi dy vitet paraprake luhej në Strumicë. Për herë të fundit në Shkup u përballën Shkëndija dhe Rabotniçki, ku trofeun e fituan tetovarët pas triumfit 2:0, ndërsa interesant është fakti se kampionët e vendit ishin pjesë e finales edhe në dy vitet e fundit kur në Strumicë dy herë rresht përballeshin Shkëndija dhe Pelisteri. Dy vite më parë fitonte ekipi nga Manastiri pas ekzekutimit të penaltive, ndërsa edicionin e fundit tetovarët ishin bindës me shifrat 3:0. Kësisoi pas tre viteve në finale do të mungojë Shkëndija, ndërsa derisa Akademia Pandev do të debutojë në finale, Makedonija Gjorçe Petrovit do të kërkojë trofeun e dytë të Kupës në finalen e tretë.  /SHENJA/