` . Filmohen me dron orkat duke shqyer në copa balenën (Video, +18) - TV-SHENJA

Filmohen me dron orkat duke shqyer në copa balenën (Video, +18)

Një video rrëqethëse e filmuar me dron, shfaq momentin kur një tufë orkash shqyejnë në copa një balenë.
Gjashtë orka shihen duke ndjekur një balenë të vetmuar, të cilën më pas e shqyejnë dhe deti mbushet me gjak, transmeton Telegrafi.

Ndjekja vdekjeprurëse ka ndodhur në ujërat e Oqeanit Paqësor, në gjirin Avachinsky në lindje të Siberisë.

Fotografi Mike Korostelev po filmonte balenat për projektin rus “Orka”, kur pa një tufë prej tyre duke ndjekur një balenë.

Sipas autorit të videos, momente të tilla rrallëherë mund të shihen e lëre më të filmohen.

Postime të Ngjajshme