` . Fillon regjistrimi në Universitetin e Shkupit, 10.535 vende të lira | TV SHENJA
111

Fillon regjistrimi në Universitetin e Shkupit, 10.535 vende të lira

Në Universitetin “Shën Qirili dhe Metodij” në Shkup sot dhe nesër është paraqitja e kandidatëve në afatin e parë të regjistrimit për  vitin e parë në vitin akademik 2016-2017.

Në Universitetin më të vjetër dhe më të madh në Maqedoni të lira janë gjithsej 10.535 vende, prej të cilëve 6.606 janë studentë të rregullt në kuotë shtetërore, 2.819 në kuotën e studentëve të rregullt me bashkëfinancim të studimeve dhe 1.110 për studentët e korrespodencës.

Si edhe në vitet e kaluara, kompensimi për studentë të rregullt është 200 euro, respektivisht 100 euro për programet e studimeve të disperzuara, ndërsa vlera për studimet me bashkëfinancim arrin nga 100 deri në 400 euro.

Afati i dytë i regjistrimit është 5 shtatorit, ndërsa në fakultetet në të cilat do të ketë vende të lira do të ketë edhe afat të tretë më 15 shtator kur edhe fillon viti i ri i studimeve.

Postime të Ngjajshme