` . Fillon java e filmit turk në Shkup (VIDEO) - TV-SHENJA

Fillon java e filmit turk në Shkup (VIDEO)

Artistë dhe regjisorë nga Turqia janë duke promovuar në Shkup filmat e tyre që do të shfaqen gjatë tërë javës në kinotekën “Milenium”. Ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tulin Erkan Kara, tregoi funksionin e filmave turk në vende të ndryshme dhe tha se mes filmave, etnitetet tjera mund të njoftohen me gjuhën, kulturën, traditat turkeme, për të mos qenë të panjohura për ta.

“Shoh qytetarë në Maqedoni të etniteteve tjera që flasin bukur gjuhën turke e kur i pyes se nga ku e keni mësuar atë, thonë se përmes filmave, e kjo tregon që sa rol të rëndësishëm luajnë filmat në jetën reale”, deklaroi ambasadorja e Turqisë.

Bashkëpunimi mes vendeve, sipas ish ministrit të Kulturës në Republikën e Turqisë, Jaçin Tupçu, mund të bëhet përmes kulturës.

“Kultura mund të shërbej si një urë lidhëse mes vendeve, besoj të kemi bashkëpunim, paqe, zhvillim dhe njohje më të madhe”, tha ish-ministri turk i Kulturës, Jaçin Topçu.

“Rrëfimi i gjatë” në regji të Osman Sinav fillon nga sot javën e filmit më pas për të vijuar me, “Vallëzimi me kojotët”, “Çanakale” fundi i rrugës, “Lamtumirë Katja” dhe “Plaga e Nënës Time”.

Hava Tahiri /SHENJA/

Fillon java e filmit turk në Shkup by tvshenjaofficial

Postime të Ngjajshme