Filipçe nuk e ka ditur se në vitin 2020 në Onkologji një infermiere ka vjedhur citostatikë

Filipçe nuk e ka ditur se në vitin 2020 në Onkologji një infermiere ka vjedhur citostatikë

Ish-ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në seancën e sotme të Komisionit Anketues të Kuvendit për Klinikën e Onkologjisë duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve theksoi se deri te ai derisa ka qenë ministër nuk ka mbërritur informacion se në vitin 2020 në Klinikën e Onkologjisë ka pasur infermiere që ka vjedhur terapi dhe sërish është kthyer në punë.

 “Nuk ka mbërritur te unë informacioni se po hetohet ose se ka ndodhur një gjë e tillë atëherë”, tha Filipçe në Komisionin Anketues, që heton përgjegjësi të mundshme politike për skandalin në Onkologji.

Ish-ministri i Shëndetësisë theksoi se në kohën kur ai ka qenë ministër janë sjellur medikamente për të gjithë pacientët të cilët deri atëherë nuk ka pasur në shtet.

“Përgjegjësi politike duhet të kërkohet paraprakisht, pse nuk ka pasur medikamente, gjegjësisht ka pasur, por vetëm për një numër të vogël të pacientëve…Nëse ka pasur krim në kohën time, kjo është në kuadër të institucioneve të tjera hetimore, jo të ministrit të Shëndetësisë”, tha Filipçe.

Deputetja e VMRO-DPMNE-së dhe kryetare e Komisionit Anketues për onkologji, Rashella Mizrahi e pyeti Filipçen si ka zbatuar tenderë kur ka qenë ministër i Shëndetësisë kur nuk ka marrë specifikime nga Klinika e Onkologjisë për atë çfarë medikamentesh duhen dhe sa.

Mizrahi theksoi se kjo temë nuk duhet të ketë çfarëdo qoftë politizimi.

Filipçe theksoi se të gjitha furnizimet bëhen mbi bazë të listës dhe specifikimeve të medikamenteve që cilat nga klinikat.

Rreth drejtorit ekonomik të Klinikës së Onkologjisë Nehat Nuhi, nëna e të cilit ka qenë e shtruar në Onkologji dhe ka qenë në listën e pritjes për ilaçe dhe nuk ka qenë e sëmurë nga kanceri, ish-ministri tha se nuk ka pasur shumë kohë që të bashkëpunojë me të, por se “është gjetur” derisa ka zgjatur epidemia me Kovid-19. Personalisht ndërkaq konsideron se duhet të ketë vetëm një drejtor të klinikës dhe ai të jetë nga fusha e mjekësisë që e njeh punën.

Seanca e Komisionit Anktetues për Onkologji vazhdon edhe pasdite me dëgjimin e ministrit aktual i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti.

MARKETING