` . Filipçe për dhuruesit e organeve: Ata janë heronjtë e këtij tregimi! (FOTO) - TV-SHENJA

Filipçe për dhuruesit e organeve: Ata janë heronjtë e këtij tregimi! (FOTO)

Ministri i Shëndetësisë Venko Filiçe ka shprehur falënderime për mjekët që realizuan transplantimin e parë të zemrës te një pacient 54-vjeçar. Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar komunikatë ku transmeton mesazhin, në të cilin theksohet se kjo është një ditë e madhe për shëndetësinë e vendit.

“Transplantimi është i suksesshëm. Kjo është ditë e madhe për ne. E veçantë në shumë gjëra. Do të doja fillimisht ta falnderojë familjen e dhuruesit. Të sillet vendim që të dhurohen organet në momentin kur e keni humbur të dashurin, është e vështirë. Nuk mund të paramendohet sa e vështirë. Nevojitet shumë forcë, shumë dashuri dhe shumë humanitet, të mendoni për jetën e një të të huaji në momente kur e dini se e keni humbur më të afërmin. Për këtë u jemi pafundësisht falënderues. Ata janë heronjtë e këtij tregimi. Do të doja t’u falënderohem mjekëve të sektorit publik dhe privat të shëndetësisë, motrave medicinale, koordinatorëve dhe të gjithë atyre që në mënyrë ekipore e realizuan transplantimin. Ky është një sukses i madh për shëndetësinë maqedonase”, ka deklaruar Filipçe.

Njoftohet se personi që ka dhuruar zemrën në këtë rast, gjithashtu ka dhuruar edhe dy veshkët. /SHENJA/