` . Filipçe: Një paciente e kontrolluar mbrëmë, parcialisht e prekur nga koronavirusi - TV-SHENJA

Filipçe: Një paciente e kontrolluar mbrëmë, parcialisht e prekur nga koronavirusi

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, gjatë ditës së sotme ka thënë se gjendja e pacientet e prekur nga koronavirusi është në gjendje të mirë, raporton SHENJA.
“Janë kontaktuar të gjithë udhëtarët në furgonin. E mira është se pothuajse të gjithë nuk kanë pasur kontakt me shumë njerëz, po vetëm me familjarët ose njerëz të afërt. Të gjithë ata janë në izolim shtëpiak”, ka thënë Filipçe.
Ai shtoi se gjatë ditës së djeshme janë kontrolluar edhe dy persona për koronavirus.
“Njëri shoferi i kamionit që ka udhëtuar, testi i tij është negativ, një grua ka qenë në shëtitje në Itali, është në mënyrë parciale pozitive, por do të bëhen teste shtesë dhe rezultati do të dihet në dy orët e ardhshme. Në orën 16 do të ketë brifing shtesë. Vendi i izolimi do të caktohet në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme”, tha Filipçe.