` . Filipçe: Në dispozicion aplikacioni për telefonat celularë për ndjekjen e informacioneve me KOVID-19 - TV-SHENJA

Filipçe: Në dispozicion aplikacioni për telefonat celularë për ndjekjen e informacioneve me KOVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk informoi se në dispozicion është aplikacioni “KORONAVIRUS MK” për telefonat celularë, që mund të shkarkohet nga ueb faqja e Qeverisë për ndjekjen e informacioneve më të reja lidhur me situatën me epideminë nga koronavirusi.

“Të gjitha informacionet për situatën me KOVID-19 në telefonin tuaj! Shkarkojeni aplikacionin nga koronavirus.gov.mk/app – ndiqni lajmet më të reja, statistikat ditore dhe këshillat se si të mbroheni nga koronavirusi”, shkruan në statusin në fb të ministrit Filipçe.