` . Filipçe: Jemi duke e përmirësuar sistemin shëndetësor - TV-SHENJA

Filipçe: Jemi duke e përmirësuar sistemin shëndetësor

“Dy vitet e fundit, me masa dhe politika specifike në shëndetësi, kemi treguar se çfarë do të thotë të kujdesesh për pacientët. Kemi përmirësuar kushtet në institucionet e shëndetit dhe kemi mundësuar që të ketë barna në çdo kohë të muajit. Shëndetësia e rrënuar të cilën e ka lënë VMRO – DPMNE-ja pas 11 viteve në pushtet, ne vetëm për dy vite si një parti politike e përgjegjshme, kemi arritur ta rehabilitojmë atë”, ka thënë Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. /SHENJA/