` . FFK njofton: Ndalohen simbolet kuqezi në ndeshjen Kosovë - Finlandë - TV SHENJA

FFK njofton: Ndalohen simbolet kuqezi në ndeshjen Kosovë – Finlandë

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se nesër në stadium nuk do të lejohet asnjë simbol tjetër përveç atyre të Finlandës dhe Kosovës.

FFK-ja u ka bërë me dije të gjithë adhuruesve që në ndeshjen e nesërme ndaj Finlandës do të ketë kontrolle në stadium dhe nuk do të lejohet asnjë simbol i një shteti të tretë, duke aluduar në Shqipërinë.

“FFK-ja njofton mbarë opinionin dhe adhuruesit e futbollit veçmas ata që nesër do të jenë në ndeshjen Finlanda-Kosova, në mënyrë që të mos ketë keqkuptime në stadium lejohen vetëm simbolet e Finlandës dhe Kosovës dhe asnjë simbol apo rekuizitë që asocon me ndonjë shtet të tretë. Ky është vendim Federatës së Futbollit të Finlandës. Po ashtu në tribunën prapa portës, lejohen vetëm simbolet e Finlandës”, njofton FFK-ja.

“Në mënyrë që ndeshjen e parë historike ndërkombëtare Kosova ta kalojë pa asnjë problem dhe incident eventual, ndaj ju lusim për mirëkuptim”, përfundon njoftimi i Federatës së futbollit të Kosovës, njofton Telegrafi.

Nga kjo komunikatë e federatës nënkuptohet se nuk do të lejohen simbolet kuq e zi dhe ‘Dardanët’ duhet të jenë të pajisur vetëm me simbole të Kosovës.

Postime të Ngjajshme