` . FETÖ pagoi deputetin britanik për përgatitjen e raportit kundër Turqisë - TV-SHENJA

FETÖ pagoi deputetin britanik për përgatitjen e raportit kundër Turqisë

Gazeta britanike “The Times” shkruan se deputeti britanik Edward Garnier ka marrë 115 mijë e 994 funta nga Organizata Terroriste FETO për përgatitjen e raportit në të cilin e kritikon Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas artikullit të kësaj gazete, deputeti konsvervator Garnier nga Harborough në muajin shkurt të vitit të kaluar ka pranuar 115 mijë e 994 funta nga FETO për raportin e tij të me titull: “Raport mbi sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut në Turqi”.

Në artikullin me titull “Grupi që lidhet me puçin në Turqi ka paguar deputetin” të korrespondentes së gazetës në Stamboll, Hannah Lucinda Smith, theksohet se përgatitjen e raportit e ka kërkuar Fondacioni i Gazetave dhe Shkrimtarëve, në të cilin kreu i FETO-s Fetullah Gülen është kryetar nderi.

Në raportin e Garnier, i cili njëkohësisht është edhe avokat, të publikuar në shtator të vitit të kaluar, theksohet lufta e qeverisë turke ndaj institucioneve që kanë lidhje me FETO-n, ndërsa njoftohet se raproti është prezantuar nga firma për marrëdhënie me publikun “Hawthorn” me qendër në Londër.

Gjithashtu mësohet se raporti i është dërguar edhe ish-kryeministrit britanik David Cameron dhe Sekretarit të Jashtëm, Philip Hammond.

Ndërkaq, Garnier pohoi se nuk është mbështetës i FETO-s dhe se “raportin e ka shkruar duke i analizuar provat e juristëve të pavarur britanikë”.

Në shkrim potencohet se Garnier në mars të këtij viti ka marrë pjesë në një mbledhje në Parlamentin Britanik në lidhje me marrëveshjen për refugjatët mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian, në të cilën kishte folur për “shkeljet ligjore të qeverisë turke dhe të drejtat e njeriut”, duke bërë thirrje që të shqyrtohet mbështetja e Britanisë për anëtarësimin e Turqisë në BE.

Poashtu në artikullin në fjalë u nënvizuan edhe shprehjet e Garnier në mbledhje, ku ai ka thënë se “Edhe pse kemi nevojë për Turqinë si anëtare e NATO-s dhe në zgjidhjen e problemit me refugjatët, nuk duhet hapur kapituj të ri përderisa vazhdojnë këto shkelje”.

E përditshmja “The Times” gjithashtu theksoi se përveç Garnier, në raport ka marrë pjesë edhe anëtari i Dhomës së Lordëve Harry Woolf, porse nuk dihet shuma e cila i është paguar atij për raportin.

Postime të Ngjajshme