` . Festojnë skuadrat vendase, “thyhen” Liverpool dhe PSG - TV-SHENJA

Festojnë skuadrat vendase, “thyhen” Liverpool dhe PSG

Në natën e parë të raundit të 1/8-ave të UEFA Champions League festojnë skuadrat vendase. Atletico Madrid dhe Borussia Dortmund fituan sfidat e tyre respektive ndaj Liverpool dhe Paris Saint Germain dy skuadrave favorite në këto dy duele për të avancuar më tej. Në Wanda Metropolitano Atletico Madrid mposhti 1-0 Liverpoolin me një gol pas vetëm 4 minuta lojë të Saul Niguez, ndërkohë në Dortmund protagonist ishte njeriu i momentit te verdhezinjtë sulmuesi i talentuar norvegjez Haaland i cili realizoi 2 herë në suksesin 2-1 ndaj PSG duke barazuar Leëandoëskin në krye të listës së golashënuesve të këtij kompeticioni me 10 gola( 8 i shënoi me fanellën e Salzburg në fazën e grupeve. Golin e barazimit provizor që i jep shanse të mëdha për kualifikimi në ndeshjen e kthimit për francezët e shënoi braziliani Neymar Jr, i saporikthyer nga dëmtimi