` . Ferrari vjen më në fund te fitorja, Leklerk triumfon në Belgjikë - TV-SHENJA

Ferrari vjen më në fund te fitorja, Leklerk triumfon në Belgjikë

Sharles Lekerk ka fituar Çmimin e Madh të Belgjikës, duke siguruar suksesin e parë në karrierën e tij dhe duke kthyer Ferrarin në shkallën më të lartë të podiumit pas një agjërimi të gjatë.

Leklerk ka qenë shumë i shpejtë gjatë gjithë fundjavës, duke bërë paraqitje të shkëlqyera në provat e lira dhe duke siguruar “pole position”, para shokut të skuadrës Sebastian Vettel, i cili e përfundoi garën në pozitën e katërt.

Ndryshe vendi i dytë dhe i tretë shkoi për dy pilotët e Mercedesit, gjegjësisht Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas.