` . Ferrari dyshohet se po e teston një super-makinë hibride (Video) - TV-SHENJA

Ferrari dyshohet se po e teston një super-makinë hibride (Video)

Në fund të këtij viti, Ferrari do ta lansojë një makinë hibride. Kompania italiane ka bërë të ditur, se deri në vitin 2022, do të elektrifikojë 60 për qind të modeleve, transmeton Telegrafi.

Louis Camilleri që është udhëheqësi kryesor në Ferrari, ka bërë të ditur, se në fund të këtij vitit, do të shohim një hibrid, por nuk ka saktësuar asgjë.

Së fundmi, në një rrugë të Stuttgadit të Gjermanisë, është parë teksa testohej një super-makinë e kamufluar, që dyshohet të jetë pikërisht ky hibrid nga Ferrari.

Ngjashmëria e madhe që ka me Dino, ka lënë të kuptohet se kemi të bëjmë pikërisht me këtë model të elektrifikuar.

Kjo pasi Ferrari Dino edhe më herët, ka provuar që disa pjesë t’i ketë elektrike dhe të pavarura. /Telegrafi/