` . Ferrari dominon kualifikimet në Spa, Leklerk niset i pari - TV-SHENJA

Ferrari dominon kualifikimet në Spa, Leklerk niset i pari

Sharles Leklerk me Ferrari ka siguruar “pol posizhën” në pistën e Spa Frankorshamps, duke vendosur kohën prej 1 minutë 42 sekonda e 644 të mijtat. Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës Sebastian Fettel i cili ishte më i ngadaltë për 7 të dhjetat, njofton Shenja. Luis Hamilton me Mercedes garën e nesërme do ta nisë nga pozita e tretë, duke lënë pas tij shokun e tij të skuadrës Valteri Botas. Kohën e pestë më të mirë e vendosi Maks Verstapen me Red Bull, ndërsa Daniel Rikiardo me Renault u klasifikua i gjashti. Gara për Çmimin e Madh të Belgjikës do të zhvillohet të dielën me fillim në orën 15:10. /SHENJA/