` . Ferrari dominon kualifikimet, Leklerk niset i pari në Bahrein - TV-SHENJA

Ferrari dominon kualifikimet, Leklerk niset i pari në Bahrein

Makina Ferrari ka dominuar provat zyrtare në pistën e Shakhir, duke i pozicionuar të dy pilotët e saj në dy vendet e para.

Piloti i ri francez Sharles Leklerk ka siguruar “pole position”, i pari në karrierën e tij dhe natyrisht i pari edhe me makinën “kokëkuqe”, duke dhënë kohën më të shpejtë prej 1 minutë, 27 sekonda e 866 të qindat, ndërsa në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës gjermani Sebastian Fetel.

Rezultati i sotëm ishte një kundërpërgjigje e shkëlqyer e makinës italiane pas zhgënjimit dy javë më parë në Australi. Në vendet 3 dhe 4 u klasifikuan dy makinat e Mecedesit, me Luis Hamiltonin që la pas Valteri Botasin, ndërsa Mark Verstapen me Red Bull-in u rendit i 6-ti. Gara për Çmimin e madh të Bahreinit do të zhvillohet të dielën me fillim në orën 17:10.

Samir Sinani /SHENJA/