` . Feronikeli u provokua rëndë në Uells, flamuri serb prezent në takimin e Ligës së Kampionëve! - TV-SHENJA

Feronikeli u provokua rëndë në Uells, flamuri serb prezent në takimin e Ligës së Kampionëve!

Kampioni i Kosovës, Feronikeli ka arritur një barazim të vlefshëm dje në ndeshjen ndaj TNS me rezultatin 2-2.Feronikeli ishte duke humbur deri në minutat e fundit të ndeshjes, por futbollistët e Zekirija Ramadanit arritën të shënonin dy gola të shpejtë për të barazuar rezultatin dhe për të marrë një rezultat tejet pozitiv në ndeshjen e raundit të parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, përcjellë GazetaBlic.Megjithatë – jo gjithçka shkoi mirë në këtë ndeshje, pasi lojtarët dhe stafi i Feronikelit u provokuan në stadiumin ‘Park Hall’ në Uells.

Në këtë stadium u pa një flamur i Serbisë i cili ishte i vendosur në shkallët e stadiumit.

Vlen të ceket se gjatë sfidës nuk kishte incidente – ndërsa ky ishte i vetmi provokim nga vendasit.