` . Fernando Alonso mungon në garën për Çmimin e Madh të Monacos - TV-SHENJA

Fernando Alonso mungon në garën për Çmimin e Madh të Monacos

Fernando Alonso nuk do të marrë pjesë në garën për Çmimin e Madh të Monacos në Formula 1, e parashikuar të zhvillohet më 28 maj.

Këtë vit, piloti spanjoll do të marrë pjesë në garën e “Indianapolis 500”, lajm ky që u konfirmua nga vet McLaren, nëpërmjet një komunikate për shtyp.

Alonso do të garojë në edicionin e 101-të të “Indianapolis” me skuadrën “Andretti Autosport”, që drejtohet nga Michael Andretti dhe ish-kampioni i “IndyCar”, që për një sezon ka garuar me McLarenin përkrah Ayrton Sennës, Mario Andretti.

McLaren, në komunikatën e tij bëri të ditur se shumë shpejt do të marrë vendimin e saj për pilotin që do të zëvendësojë Alonson në Çmimin e Madh të Monacos, transmeton tch.

Pjesëmarrja e Alonsos në garën e “Indianapolis 500” përbën një rikthim të McLarenit në këtë kompeticion pas 38 vitesh, ndërsa skuadra “Andreti Autosport” do të përdorë motorin “Honda” me dy turbina. Fernando Alonso ka marrë pjesë në 250 gara të Formulës 1 dhe ka fituar 32 të tilla. Spanjolli është shpallur dy herë kampion bote dhe në 3 raste ai është renditur në vendin e dytë.

Postime të Ngjajshme