` . Fenerbahçe dhe Galatasaraj ndajnë pikët, shënon Elif Elmas (VIDEO) - TV-SHENJA

Fenerbahçe dhe Galatasaraj ndajnë pikët, shënon Elif Elmas (VIDEO)

Ka përfunduar me barazim 1-1, ndeshja në mes Fenerbahçes dhe Galatasarajit. Të parët në avantazh kaluan mysafirët me golin e Henry Onyekuru në minutën e 66’ të takimit.
Edhe pse me një lojtar më pak, pas përjashtimit nga loja të Kaldirim, Fenerbahçe arriti të barazoj rezultatin në 1-1. Golin për Fenerin e shënoi Elif Elmas në minutën e 71. /SHENJA/