` . Fejzi Aziri: Kryesisht kam biseduar me zyrtarë të BDI-së dhe me vet Ali Ahmetin – TV-SHENJA

Fejzi Aziri: Kryesisht kam biseduar me zyrtarë të BDI-së dhe me vet Ali Ahmetin

I akuzuari Fejzi Aziri po shpjego komunikimin e tij me të akuzuarin Alil Demiri i cili është në arrati në Kosovë. Më datë 26 kur sipas akuzës Aziri ka organizuar arratisjen e Demiri dhe Ismailoviçit, Aziri shpjegoi se Alil Demiri i është paraqitur në telefon për t’i kërkuar para borxh, ose për t’u ofruar të punojë ndonjë punë fizike në këmbim të parave që i duheshin.

“Thirrja e Alilit ishte paradite. E pyeta ku je, më tha tek internet kafeja në Hasanbeg. Pasi shkova atje, ai nuk gjendej aty. Pastaj nuk më kujtohet a më ka thirrur ai ose e kam thirrur unë dhe gjatë bisedës më tha se tashmë është në dalje të Haraçinës. Shkova në Haraçinë dhe ia dhashë paratë. Pastaj duhesha të shkoj në Brezë me dhentë. Alili e kishte një makinë Golf 1 që e voziste pa leje, por se kisha ditur se e kishte patur edhe një pezho”, deklaroi Aziri.

Prokurorja e pyeti Azirin nëse ka pasur biseda me politikanë. Ai tha se kryesisht ka kontaktuar me politikanë të BDI-së dhe me vetë Ali Ahmetin. “Kam patur biseda telefoni dhe takime edhe me zyrtarë të tjerë të lartë. Kam folur në telefon me Nevzat Bejtën, Izet Mexhitin dhe të tjerë. Edhe me kryetarin e Ilindenit Zhika Stojanovski. Kur isha në parti kam folur me to për partinë”

Fejzi Aziri tha se kontaktin e fundit që e ka pasur me Alil Demirin ka qenë nga burgu në Shtip. Ka folur disa herë me të nga burgu. Herën e fundit ai tha se ka folur para dhjetë ose njëzetë ditësh. /SHENJA/