` . Federer jashtë US Open, gjysmëfinalja Dimitrov-Medvedev - TV-SHENJA

Federer jashtë US Open, gjysmëfinalja Dimitrov-Medvedev

Roger Federer jashtë US Open. Tenisti zvicëran u eliminua në çerekfinalen e një prej katër turneve më të rëndësishëm në botë nga bullgari Grigor Dimitrov me rezultatin 2-3 me sete (3-6, 6-4, 3-6, 6-4, 6-2).  Edhe pse kryesoi 2-1, “mbreti” Roger nuk mundi ta ruante ritmin në dy setet e fundit, teksa në atë final arriti të merrte vetëm dy lojë. Legjendës së tenisit, për fat të keq, iu kthyen dhimbjet e shpinës, duke ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin final.

Federer, tashmë 38 vjeç, në karrierën e tij ka triumfuar 5 herë në turneun e famshëm amerikan.

Bullgari Dimitrov, i 78-të në renditjen e përgjithshme Atp, në gjysmëfinale të US Open do të përballet me rusin Medvedev, i cili iu imponua me rezultatin 3-1 me sete zvicëranit tjetër, Stan Wawrinka (7-6, 6-3, 3-6, 6-1).