` . Federata Franceze vendos: Ligue 1 nis më 22 gusht - TV-SHENJA

Federata Franceze vendos: Ligue 1 nis më 22 gusht

Në këtë pikë, mungon vetëm miratimi i UEFA-s, që duhet të caktojë datat për të përfunduar Champions League dhe Europa League.

Kujtojmë që Franca ka dy skuadra që marrin pjesë në Kupat e Europës, pikërisht në Champions, PSG-në dhe Lyonin. Problemi i këtyre skuadrave është se nuk do të jenë në aktivitet kur të përballen me rivalët e tjerë europiane, duke qenë se Ligue 1 është mbyllur përfundimisht.