` . FC “Shkupi” prezanton Shqiprim Taipit dhe Shpend Asanin – TV-SHENJA

FC “Shkupi” prezanton Shqiprim Taipit dhe Shpend Asanin

Dy ditë pasi Shkëndija e Tetovës konfirmoi huazimin e Shqiprim Taipit dhe Shpend Asanit te FC Shkupi, këta të fundit sot kanë prezantuar dy futbollistët e ri si aktivizimet e reja. Nga skuadra e Çairit duken të kënaqur nga arritja e marrëveshjes për dy futbollistët e talentuar, të cilët pritet të ngrejnë nivelin e lojës te skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu, ku për më shumë ardhja e tyre ishte me insistimin e këtij të fundit. Lojtarët janë shprehur të kënaqur për këtë lëvizje, duke premtuar më të mirën nga vetja për realizimin e objektivave. Taipi dhe Asani te Shkupi vijnë veq se më të përgatitur, pasi me Shkëndijën ishin në Slloveni gjatë fazës përgatitore të tetovarëve para ndeshjeve evropiane. /SHENJA/