` . FC Shkupi përshëndetet me garat europiane (VIDEO) - TV-SHENJA

FC Shkupi përshëndetet me garat europiane (VIDEO)

FC Shkupi është përshëndetur nga garat europiane të këtij edicioni, teksa sonte në arenën “Todor Proeski” u eliminua nga skuadra armene e Pjunik, njofton “infOSport.mk”. Barazimi 3:3 i ndeshjes së parë ju dha shumë vetëbesim futbollistëve “bardhekaltër” nga Çairi, të cilët megjithatë nuk arritën që të shfrytëzojnë terrenin vendas dhe përkrahjen e tifozëve të tyre, të cilët nuk ndaluan së përkrahuri skuadrën e tyre të zemrës për gjatë gjithë ndeshjes pavarësisht rezultatit që ishte në disfavorin e tyre.

Ndryshe fitoren e Pjunik e paralajmëroi Artak Jedigarjan vetëm pas 7 minutave lojë, kur me një goditje të fuqishme nga distanca gjeti të papërgatitur portierin e FC Shkupit, Tulio.

Pas këtij goli futbollistët “bardhekaltër” tentuan barazimin, mirëpo pas një kundërsulmi të shpejtë në minutën e 31-të Artem Simonjan nga afërsia shënoi edhe golin e dytë, që në fund u tregua edhe si i fundit gjatë 45 minutave të para.

Në pjesën e dytë FC Shkupi luajti shumë më mirë, ndërsa që nga fillimi i saj tentonte golin në rrjetën e mysfairëve nga Armenia. Kapiteni Muharem Bajrami ishte shumë afër golit të parë për skuadrën “bardhekaltër”, mirëpo traverza i’a ktheu shpinën kësaj rradhe numrit 5 të FC Shkupit, i cili në ndeshjen e parë në Jerevan kishte shënuar dy herë në rrjetën e Dragojeviç.

Megjithatë atë që nuk e bëri Bajrami, në minutën e 82-të e bëri sulmueis kroat Jurina, i cili nga afërsia duke shfrytëzuar në maksimum asistin e Serzhinjos shënoi për 1:2.

Minutat e fundit sollën shumë tension, ndërsa kundërshtari nga Armenia me të gjitha forcat e veta mbronte rezultatin 1:2, që në fund ju siguroi atyre vizën për në raundin e dtë eliminatorë, aty ku do të përballen me çekët e Jabllonec.

Vlen të ceket se në minutën e Serzhinjo u ndëhskua me të kuq nga ana e arbitrit kryesor nga Ukraina, Romanov.

Rikujtojmë përveç FC Shkupit gjatë ditës së sotme lamtumirën garave në Liga Europa i’a dhanë edhe Makedonija GJ.P që u mund sërish nga Alashkert (0:3) dhe Akademia Pandevi, që u mund nga Zrinjski (3:0).