` . FBI: Më shumë se 500 kriminelë udhëtojnë me emigrantëtë në SHBA – TV-SHENJA

FBI: Më shumë se 500 kriminelë udhëtojnë me emigrantëtë në SHBA

Departamenti i Sigurisë Kombëtare në SHBA tha se më shumë se 500 kriminelë po udhëtonin me karvanin e emigrantëve në pikë-kalimin kufitar të San Ysidro të hënën.
Zyrtarët nuk kanë zbuluar asnjë identitet, por se kanë thënë se ata janë shumica burra të rritur dhe adoleshentë, shkruan Foks Njuz. SHBA mbylli kufirin në veri për disa orë për të instaluar barrierë të reja të sigurisë mes zërave se karvani po përgatitej të kalonte kufirin me Meksikën. Vetë presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka thënë se “nuk mund të lërë totalisht të lirë emigrantët të vijnë në Amerikë, për shkak edhe të kriminalitetit që përfaqësojnë këto persona”. FBI ka konfirmuar thëniet e Trump, se ka kriminelë në mesin e karvanit të emigrantëve.