` . Fazliu nga BESA: Vazhdojnë negociatat për parimet – TV SHENJA

Fazliu nga BESA: Vazhdojnë negociatat për parimet

Ka përfunduar takimi mes liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, dhe kreut të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, shkruan SHENJA.

Pas takimit, Faton Fazliu, shefi i kabinetit të kryetarit të Lëvizjes BESA, tha se vullneti i të dyja palëve është që të jemi në një qeveri reformatore, duke shtuar se ko varet nga rrjedha e bisedimeve.

“Edhe sot vazhduam takimet mes BESËS dhe LSDM-së. Takimi ishte në nivel kryetarësh dhe të grupeve të punës. U bisedua në përgjithësi për parimet dhe do të vazhdojmë të komunikojmë. Besoj se opinioni i din parimet e Lëvizjes BESA dhe e kemi bërë të njohur opinionin për pikat tona”, tha Faton Fazliu. /SHENJA/

Postime të Ngjajshme