` . Fatkeqësi për Liverpool-in, lëndohet Salah (VIDEO) – TV-SHENJA

Fatkeqësi për Liverpool-in, lëndohet Salah (VIDEO)

Sergio Ramos ka bërë një ndërhyrje josportive kundër Muhamed Salah, duke bërë që ai të del jashtë loje në minutën e 30’të të takimit.

Salah njëherë filloi ndeshjen por më vonë ai u shtri në fushë për shkak të dhimbjeve të mëdha, derisa filloi të qajë. Ai me lot në sy e lëshoi finalen e madhe të Liverpoolit me Real Madridin.

Tani Liverpool po luan përballë Reali Madrid pa yllin kryesor Muhamed Salah. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi pa gola me shumë raste për të shënuar.