` . Fati Vejseli fitues i turneut “Margaritari 2019” - TV-SHENJA

Fati Vejseli fitues i turneut “Margaritari 2019”

Fati Vejseli nga Shkupi është fitues i edicionit të 43-të të turneut “Margaritari” që u zhvillua këtë fundjavë në Shkup. Mundësi më i mirë i vendit në këtë turne shpall Elmedin Sejfullahu, ndërsa epitetin e mundësit më të mirë të huaj e mori bullgari  Bogomil Bonev. Organizator teknik të këtij edicioni të “Margaritarit” ishte klubi Tefejuz, ndërsa pjesmarrës ishin nga 6 vende të ndryshme si Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Serbia, Hungaria dhe vendi jonë Maqedonia.

“Jemi të kënaqur me pjesëmarrësit, jemi të kënaqur me garat që i treguan mundësit, ku gjithësej ishin 7 shtete me numër të sportistëve mbi 30-të. Kështu që tashmë çdo vit “Margaritari i Maqedonisë” është duke u përmirësuar në aspektin e mundësve më më kualitet dhe më të mirë, ndërsa rreth organizimit dua të falëndëroj në veçanti klubin e mundjes “Tefejuz” të cilët ishin organizator teknik të turneut dhe që bënë në mënyrë të shkëlqyeshme organizimin dhe në përgjithësi jam i kënaqur me organizimin që ka qenë në nivel të duhur”, tha presidenti i FMM-së, Betim Vrenezi. /SHENJA/