` . Fati Ismaili këput ligamentet, mbyll sezonin para kohe - TV-SHENJA

Fati Ismaili këput ligamentet, mbyll sezonin para kohe

Mbrojtësi i Fc Shkupit Fati Ismaili mbyll sezonin para kohe. Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se Ismaili ka këputur miniskusin dhe ligamentin e kryqëzuar të përparëm në gjurin e këmbës së majtë. Ismaili ka kryer me sukses ndëhyrjen kirurgjikale gjatë ditë së sotme, teksa mbrojtësin tashmë e pret faza e rikuperimit. Sipas stafit mjekësor të klubit rikuperimi mund të zgjasë deri në 8 muaj, me çka Ismaili mbetet jashtë fushave deri në përfundim të sezonit 2019/2020-të. Kujtojmë që Ismaili u lëndua në ndeshjen ndaj Struga Trim Lumit e luajtur më nëntor, në kuadër të xhiros së 13-të ne elitën e futbollit vendor.