` . Familjarët e të mbijetuarve të dhunës seksuale të shqetësuar me pamjet që u publikuan sot, kërkohet largimi i tyre - TV-SHENJA

Familjarët e të mbijetuarve të dhunës seksuale të shqetësuar me pamjet që u publikuan sot, kërkohet largimi i tyre

Qendra Kosovare për rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës, ka reaguar pas publikimit të fotografisë për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë, fotografi e publikuar nga Flora Brovina.

“Pas publikimit në media dhe rrjetet sociale të fotografisë, e cila paraqet kryerjen e dhunimeve gjatë luftës në Kosovë, QKRMT ka pranuar shumë telefonata dhe reagime nga të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë si dhe nga familjarët e tyre. Të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë janë tepër të shqetësuar dhe të indinjuar pas publikimit të këtyre pamjeve”, thuhet në komunikatë.
“Publikimi i këtyre pamjeve në mënyrë të plotë – pa cenzurë, i ka rikthyer kujtimet e tmerrshme të luftës për shumë gra, burra e fëmijë që kanë përjetuar këtë tmerr, duke ritraumatizuar dhe duke i thelluar edhe me tej plagët dhe dhimbjet shpirtërore të tyre të përjetuara gjatë luftës”, thuhet tutje.