` . Falsifikuan mijëra dollarë, dyshohen tetë persona – TV-SHENJA

Falsifikuan mijëra dollarë, dyshohen tetë persona

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se tetë persona dyshohen për falsifikim parash, pasi që kanë lëshuar në përdorim gjithsej 34.800 dollarë amerikan, përmes një seli banke në Kavadar.

Katër persona tjerë dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave. Të akuzuar, për falsifikim parash, janë Z.M, G.K, N.M, B.J, T.K, V.K, R.M dhe T.S nga Kavadari, ndërsa M.E, E.P, S.I dhe R.M, gjithashtu nga Kavadari, janë të akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave.

Në lidhje me këtë rast, me urdhër gjyqësorë janë kryer kontrolle në 15 lokacione në Kavadar dhe Llozovë, ku janë konfiskuar para të valutave të ndryshme, telefona, kartela telefonike, dokumente.

Të gjithë të akuzuarit janë privuar nga liria.

Aksioni është realizuar pas një bashkëpunimi ndërmjet MPB-së, Prokurorisë së Velesit dhe Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë. /SHENJA/